VIDEO/ Kamera e fshehtë e ‘Piranjave’, Tan Brahimi përballet me ‘kushëririn’ mashtrues: Hajde sqarohemi jashtë lokalit

Jil
Jil
2 Min Read

Tan Brahimi është personazhi i radhës që ka rënë “pre” e kamerës së fshehtë të “Piranjave”. Shkodrani, i cili armën më të fortë ka batutën u bë pjesë e një konflikti, me protagonist një mashtrues nga qyteti i tij i lindjes. Mashtruesi po nxjerr fitime nëpër lokalet e Shkodrës, duke përdorur famën e aktorit të humorit. Më saktë këtë skenar beson 35 vjeçari, i bindur edhe nga miqtë e tij më të ngushtë, të cilat janë pjesë e shakasë.

Me të kaluar shokun e parë nga kjo histori e rëndomtë mashtrimi, që po ndodh në kurriz të tij, Brahimi kërkon të gjejë menjëherë me personin, që ka keqpërdorur emrin, duke u hequr si kushëriri i tij i parë. I vendosur për ta çuar kundërshtarin e tij në banesën e fundit, Tan Brahimi nisen drejt lokalit ku ndodhet mashtruesi.

Takimi nis qetë, me përshëndetje qytetare nga të dyja palët. Por kjo zgjat pak sekonda, derisa Tani e kërcënon mashtruesin, në stilin e tij, me disa batuta. Në debatin e nxehtë të dyshes, me batuta dhe kundër batuta ndërhyjnë edhe dy personat e tjerë në tavolinë. Në këto çaste, mashtruesi me mbiemrin Brahimi tenton ta zbusë konfliktin me të afërmin e tij imagjinar, duke i numëruar disa argumente, që e shtynë të fitonte para me emrin e tij.

Ai shkon dhe më tej dhe i propozon aktorit, që t’i ndajnë më dysh fitimet e grumbulluara nëpër lokalet e Shkodrës. Madje kërkon dhe bekimin e këtij fundit, për të vijuar mashtrimet. Kjo gjë ia sos durimin Tan Brahimit, i cili i kërkon mashtruesit “që të sqarohen” jashtë lokalit. Ky është momenti që mëson se e gjitha historia e mashtrimit është një shaka miqësore e “Piranjave”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *