JiL.al - Jeto i Lumtur

Sabiani “pendohet” për hyrjen në BBV: Do mbyllja gojat e liga, por bëra një vrimë në ujë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.

Sabiani ka publikuar sot një video në TikTok, ku ironizon me shaka dhe batuta hyrjen e tij për herë të dytë në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.

Kujtojmë se Sabiani hyri për herë të dytë në BBV për shkak të vajzës së tij Keisi, e cila krijoi një romancë me Kristin. Sabiani ishte kundër raportit të Keisit me Kristin. Sakaq me sa duke këngëtari është penduar për hyrjen e tij për të dytën e herë në BBV. Ai thotë në video se ajo që bëri me hyrjen e tij në lojë ishte “një vrimë në ujë”.

Sabiani: U futa për herë të dytë në BBV. Isha kaq afër. Do t’i bëja qejfin paraardhësve. Do mbyllja gojat e liga. Pra bëm një vrimë në ujë.

Scroll to Top