Mbrëmja e së shtunës ka qenë e mbushur me debate në spektaklin Big Brother VIP Albania.
E duket se kjo situatë tejet e tensionuar i vrau veshin këngëtares së njohur shqiptare, Besa Kokëdhima.
Ajo përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në InstaStory, ka theksuar se nuk po i pëlqen aspak asaj që e quajtir një “gjyq” atë që ndodhi në studion e Top Channel.
“I padrejtë ky gjyqi që po shoh në Top. Shoqëri e dhunshme Shqipëria. Vendi ku dhunojnë ata që bërtasin ‘Mos dhuno’. Vendi ku dhuna është në rrugë, në shkollë, në punë, në TV, kudo! Njerëz të prezumuar me nivel që bërtasin me fishta në vesh, linçojnë, bulizojnë. Ka vetëm një kurë, konsiderata për të tjerët dhe kulturimi! Kulturohuni vet dhe pretendoni kulturë! Respektoni jetët e të tjerëve, konsideroni pasojat që dhuna juaj shkakton në një shoqëri të egër si Shqipëria. Respekto dhe pretendo respekt. Stop dhunës nga gjithë palët! Dhuna është më e hidhur dhe afektuese kur udhtrohet nga njerëzit me pozitë
Tutje, interpretuesja e hitit “Engjujt Vrasin Njëlloj” ka shkruar se gjendjen aktuale të shoqërisë e sheh si “komplet të dalë jashtë kontrolli”.
“Këtë pamje ka shoqëria ku do donit të jetonin fëmijët tuaj? Pa dashur të bëj moralisten, por duket se ka dalë gjithçka jashtë kontrollit”, ka theksuar Besa Kokëdhima.
Debati më i ashpër mbrëmjen e së shtunës u realizua mes këngëtarit Luiz Ejlli, moderatores Kiara Tito, influencueses Efi kundrejt opinionistëve të spektaklit: Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari