Big Brother Vip Albania 2 ka filluar më 24 dhjetor dhe po vazhdon edhe tani duke thyer cdo rekord shikueshmërie. Ky edicion është dhjetë herë më i shikuar se sa ai i vitit të kaluar ku publiku cdo të martë dhe të shtunë kur shfaqen Prime janë në shtëpitë e tyre para televizore duke i lënë bosh të gjitha rrugët e lokalet.
Ka tash e sa ditë që në rrjetet sociale është bërë hit fenomeni “Papi Chulo”. Bëhet fjalë për një veturë të gjelbër e cila prej ditësh qarkullon nëpër Prishtinë, duke lëshuar me zë të lartë këngën “Papi Chulo” të Ronela Hajatit dhe MatoLale. Vetura e tipit BMW kishte shumë gjoba dhe u konfiskua nga policia.
Por që fenomeni që la prapa u bë viral në rrjetet sociale. E një shaka e tillë të shtunën përfshiu edhe moderatoren e programit më të njohur të momentit, Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani. Kjo pasi ajo të shtunën veshi një kostum të gjelbër (të ngjashëm me ngjyrën e veturës), të cilën e kishte veshur. Këngëtarja interpretuese e hitit “Papi Chulo”,
“Gjendet kushërira e Papi Chulos në Big Brother”, shkroi këngëtarja në InstaStory. Ronela përndryshe ka pak ditë që ka publikuar këngën e saj më të re “TQR”, e cila gjithashtu është shndërruar në hitin e momentit. Ndryshe, Arbana eshte nje nga moderatoret me te komentuara shpesh edhe per veshjet e saj./Telegrafi/Shiko foton:
InfoKosova
- LEXO TË RADHË
- Mashtrimet e produksionit i nxjerr vetë produksioni i BBVA?
- Çfarë po ndodh? RENEA aksion blic në Tiranë, dalin DETAJET e fundit
- Arbër Hajdari degjeneron live Kiara Titon: “Shpërthimin e madh e pate kur dole…