Lajmi brenda Top Channel që ‘theu’ rrjetin/ Plas sërish skandali, paracaktohen finalistët e BBV?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Edhe rreth 1 muaj na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP”. Tashmë brenda lojës banorët po bëjnë llogaritë e tyre. Duke u përpjekur që të kenë të paktën një vend në finale.

Por teksa loja vijon me strategjitë e tyre, jashtë kanë nisur teoritë e konspiracionit. Ditët e fundit në rrjet po qarkullon një video. Në të thuhet se katër finalistët do të jenë Luizi, Bledi, Dea dhe Kristi. Sipas videos, lajmi është nxjerrë nga burimet të sigurt nga brenda “Top Channel”.

Vetëm pak ditë më parë, me largimin e Oltës, rrjeti shpërtheu me komente se në fakt dalja e saj ishte bërë me kërkesë të bashkëshortit. Sipas videove të shpërndara në “Tik-Tok”, ka qenë bashkëshorti ai që ka kërkuar largimin e aktores nga loja, teksa e ka parë se jashtë figura më e dashur është Luizi. Megjithatë, vetë aktorja ka konfirmuar edhe pas daljes së saj se vendimi për të lënë lojën ishte pikërisht për shkak të djalit të saj.

Krahas Luizit dhe Oltës, shumë e diskutuar ka qenë edhe Jori. Modelja e famshme në Itali është diskutuar shpesh herë për një histori që mund të ketë pasur me Luizin. Në “Tik-Tok” kanë qarkulluar video të ndryshme, ku flitet se dyshja ka pasur një histori dashurie vite më parë.

Pak ditë më parë, Luiz Ejlli hodhi hipotezën se njihet që nga jashtë me Jori Dellin. Kjo e fundit nuk e mohoi një gjë të tillë dhe si pasojë banorët dhe publiku nisën të bëhen kuriozë se çfarë ka pasur mes tyre.

Ndërkohë që hipoteza me emrat e finalistëve deri më tani është shpërndarë, duke mos hasur në përgënjeshtrime. Ajo që vihet re në listën me 4 personazhe, është mungesa e emrit të Qetsorit, një ndër personazhet më të folur dhe më të komentuar.

Scroll to Top