JiL.al - Jeto i Lumtur

Maestro zbulon se çfarë i kërkonte Vëllait të Madh kur ishte pjesë e Big Brother VIP (FOTO)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Armaldo Kllogjeri, tenori i njohur shqiptar, i cili ishte edhe pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP ALBANIA, vijon të mbetet në qendër të opinionit publik dhe mediave, pavarësisht se është larguar prej javësh nga shtëpia.

Pas intervistave dhe daljeve të shumta në media, Armaldo ka publikuar disa postime në Instagram, ku bën krahasimin mes aludimit dhe të vërtetës në këtë reality show.

Maestro publikoi si fillim një foto ku tregoi se çfarë mendonte publiku se ai kërkonte në dhomën e rrëfimit. “Çfare mendonin njerzit qe kerkoja ne dhome te rrefimit? – Info nga jashte…Telefonate me familjen..Udhetim dhurate..Dua te dal ….Me sillni rroba…Kutine e Pandores”.

Ndërsa në një publikim më tej, Maestro tregoi se çfarë kërkonte në të vërtetë. “Patellxhan te mbushur te na i gatuante Aida dhe te na i sillte aty brenda“, zbuloi Armaldo me humor për miqtë e tij në rrjete sociale.

Scroll to Top