JiL.al - Jeto i Lumtur

Sërish zarf i zi në shtëpi, çka pritet të ndodh?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.

Fuqia e shikueshmëris së programit është aq e madhe saqe asnjë detaj i mbrëmjeve te Prime-it por edhe gjatë transmetimit 24 orësh nuk po u ikën fansave të programit dhe shtëpisë së VIP-ave shqiptarë.

Banorët kanë pritur pasdite një zarf të ri me ngjyrë të zezë. Derisa në herët e kaluara ngjyra e zezë ka personifikuar dënimin, këtë herë Vëllai i Madh u dha mundësinë banorëve që të zgjidhnin qeverinë e Big Brother.

Këta të fundit duhej të votonin në dhomën e rrëfimit për funksionet qeveritare të përcaktuara dhe pas përfundimit të votimit, Vëllai i Madh do njoftonte secilin banor, për pozicionin përkatës, si dhe etapat që ata duhen të ndjekin më pas. Banorët duhet të kishin parasysh që të votonin dikë që do mund të zgjidhte hallet e popullit.

Scroll to Top