Çfarë ndodhi në Big Brother? Tjetër zarf në shtëpi, kjo banore dërgohet automatikisht në nominim

Jil
Jil
2 Min Read

Luiz Ejlli u votua dje nga banorët që të jetë lideri i shtëpisë për këtë javë. Si pasojë ai fitoi edhe një avantazh në lojë që Vëllai i Madh ia njoftoi që mbrëmë.


Këngëtari i njohur kishte për të zgjedhur dy banorë që t’i vendoste përballë njëri-tjetrit dhe më pas ata do të zhvillonin një lojë.

Në zarfin ku ishte avantazhi i Luizit, thuhej se dy të përzgjedhurit duhet të pasonin një top nga njëri te tjetri, pa e mbajtur atë në dorë, jo më shumë se 5 sekonda.


Banorit i cili i bie topi nga dora, do pezullohej dhe shkonte automatikisht në nominim, ndërsa tjetri që fiton, shpallet imun.

Dy banorët, duhet ta pasonin topin edhe kur ata shkonin në tualet, në dhomë të rrëfimit, si dhe në çdo ambient tjetër të shtëpisë.


Pasi lexoi zarfin, Luizi tha se nuk mund të vendoste përballë dy banorë të gjinive të ndryshme, pasi nuk mund të shkonin bashkë në tualet. E menjëherë pas kësaj, ai tha emrat e Efi Dhedhes dhe Dea Mishel.

Vajzat e nisën menjëherë lojën, e cila mbaroi shumë shpejt, pasi topi i ra Deas, duke shkuar kështu automatikisht në nominim. Ende nuk dihet se si do të zhvillohet nominimi i saj, por pritet që gjatë prime-t të mbrëmjes së sotme të mësohet se si do të funksionojë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *