Që prej nisjes së “Big Brother”, “lufta” për famë mes konkurrentëve zhvillohet edhe në rrjetet sociale. Luhatjet në shifra vijnë pas dinamikave të ndryshme, që loja ruan për banorët e shtëpisë.
E teksa i afrohemi fundit, edhe rrjetet sociale flasin për të preferuarin e tyre. “Top Albania Radio” bën çdo të premte një rezyme të shifrave në “Instagram”, duke na treguar se cili është fituesi i javës, të paktën në shifrat e rrjeteve sociale.
Që pas zënkës me Kiarën brenda në shtëpi, Efi Dhedhes ka marrë të gjithë mbështetjen e publikut, duke arritur të mbajë konstant numrin e ndjekësve të saj dhe kjo ka sjellë të mos grumbullojë asnjë këtë javë në platformën e saj personale.
Qetsor Ferrunaj ka arritur të fitojë këtë javë 400 ndjekës në platformën e tij të “Instagram”-it. Shtëpia ka ndryshuar menjëherë dinamikat e saj që pas futjes së 4 ish-banorëve. Një ndër to ka qenë edhe Bled Mane, i cili nga 34.8 mijë ka shkuar në 35.2 mijë ndjekës.
Kiara Tito këtë javë nga 646 mijë ai ka shkuar 647 mijë, duke fituar 1 mijë ndjekës, pas rënies së saj plot 30 mijë ndjekës javën e kaluar në “Instagram”.
Mjeku shqiptar zbulon ndërhyrjet që kanë bërë banoret e Big Brother…
Plas gjatë publicitetit mes Kiarës, Luizit dhe Deas: Xheloze, kujdes kunjat…
Shqiptari vret bashkëshorten nënë e tre fëmijëve. Më pas i dorëzohet…
Avokati tregon bisedën me djalin që vrau të ëmën në Pejë:…
Kjo ka ardhur për shkak të zënkave që ka krijuar me rifutjen e saj në shtëpi dhe publiku nuk e ka pritur fare mirë këtë ndryshim të moderatores.
Këngëtarja Keisi Medini nga 303 mijë ka shkuar në 306 mijë ndjekës duke grumbulluar 3 mijë ndjekës të rinj. Pas dominimit të situatave ku ajo ka qenë pjesë, Nita Latifi ka fituar 3500 ndjekës në “Instagram” këtë javë.
Krist Dragoti ka arritur të grumbullojë 4 mijë e 900 ndjekës në llogarinë e tij personale në “Instagram”. Modelja Jori Delli ka arritur të marrë zemrat e publikut me sjelljen e saj dhe situatat humoristike që krijon brenda në shtëpi. Ajo ka fituar 5 mijë ndjekës në platformën e saj personale.
Dea Mishel Hoxha njihet tashmë për aleancat dhe dinamikat që krijon në shtëpi. Banorja e futur që prej datës 24 dhjetor ka grumbulluar këtë javë plot 6 mijë ndjekës.
Vendin e parë këtë javë e mban aktori Elvis Pupa, i cili është një personazh mjaft i dashur për të gjithë shikuesit. Elvisi ka arritur të fitojë 9 mijë ndjekës në “Instagram”.