JiL.al - Jeto i Lumtur

Butrint Imeri harron Kiara Titon? Kush është vajza misterioze krah këngëtarit (FOTO)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Këngëtari Butrint Imeri ka qenë në qendër të protaleve rozë gjatë kohëve të fundit dhe shkak për këtë u bë marrëdhënia që ai ka pasur më herët me banoren e Big Brother Vip, Kiara Titon.

Dhe vetë ai ka përfituar nga kjo zhurmë mediatike e cila është krijuar nga ky format dhe e ka përdorur më së miri për të promovuar dhe projektet e tija.

Së fundmi, këngëtari ka publikuar një video në “InstaStory”, ku shihet krah një bruneje bukuroshe.

Vajza misterioze shihet që po e shëtit Butrin në një makinë “cabrio” të tipit “Rolls-Royce” nën tingujt e këngës së Rihannës “Man Down”.

Në rrjet po thuhet se mos vallë ajo është vajza e cila i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit, mirëpo me siguri s’mund të themi asgjë.

Mos ndoshta kjo video është shkëputur gjatë xhirimeve për ndonjë projekt të këngëtarit, ose mos ndoshta fansat kanë të drejtë dhe ajo është partnerja e re e Butrintit. Deri në një reagim nga vetë këngëtari lidhur me këto thashetheme, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të marrin dy anët e monedhës

Scroll to Top