Vrasja makabre në Pejë që tronditi mbarë opinionin publik/ Zbardhen dëshmia e të afërmes Kur u futa në shtëpi, Hyrija ishte gjallë! Djali nuk ia hiqte thikën nga fyti dhe nisi t’i pinte gjakun

Jil
Jil
2 Min Read

Dëshmitarja e parë e krimit makabër që ndodhi në Pejë ku djali vrau nënën e tij, ka qenë kunata e të ndjerës. Mediat e e Kosovës shkruajnë se dëshmitarja ka rrëfyer se sapo ka hyrë në banesë ka parë një tmerr pasi gruan Hyrije Hyseni e ka gjetur ende të gjallë. Ndërsa djali, Urim Hyseni i mbante thikën në fyt. Ajo u ka treguar se ka tentuar që të parandalojë Urimin dhe i ka kërkuar që ta lëshojë thikën e të largohet që aty. Më pas, sipas saj 31-vjeçari në praninë e saj ka pirë gjakun e nënës së tij i cili ishte bërë pellg në ambientet e brendshme të shtëpisë.

“U futa në shtëpi dhe pashë tmerr. Hyrija ishte ende gjallë, ndërsa djali ia mbante ende thikën në fyt. Tentova të parandaloja Urimin dhe i kam kërkuar që ta lëshojë thikën e të largohet që aty. Por ai vazhdoi dhe më pas piu gjakun e nënës së tij i cili ishte bërë pellg në ambientet e brendshme të shtëpisë,”- ka rrëfyer e afërmja, sipas Sinjalit.

Ajo shton gjithashtu se ka dëgjuar fjalët: Kjo ma ka shkatërru jetën!

Gjykata e Pejës e la në burg Hysenin. Hyseni vrau në mënyrë makabër nënën e tij Hyrije Hyseni. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë. I riu i preu kokën nënës së tij dhe më pas i piu gjakun. Shkak i konfliktit është bërë mosmarrëveshja që djali kishte me nënë

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *