Kreu i qeverisë, Edi Rama i është nënshtruar mbrëmjen e djeshme një ndërhyrje kirurgjikale pas mesnatës për heqjen e apandesitit. Zyra e shtypit në kryeministri ka bërë me dije se kreu i qeverisë ka bërë disa teste imazherike në QSUT ku është diagnostifikuar me apandisit akut.
Ai i është nënshtruar operacionit për heqjen e apandestit pas rekomandimit të mjekëve specialistë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Aktualisht ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit Rama paraqitet e mire.
Zyra e shtypit e kryeministrisë
Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Kryeministri Rama u diagnostikua me appendisit akut. Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjences, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e appendisdit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT. Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetesore paraqitet e mirë.