Dy të fortët në Sarandë i “përpiu dheu”, kush e zhduku “Koçolen”? Policia njofton lëvizjen e fundit

Jil
Jil
1 Min Read

Prej 11 ditësh rezultojnë të zhdukur 46 vjeçarët Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi. Policia e Sarandës vazhdon ende këqyrjen e kamerave të sigurisë në mjedise të ndryshme të qytetit dhe po mbledh çdo informacion të mundshëm në rrugë operative, por dhe nga marrja në pyetje e familjarëve dhe rrethit shoqëror të të zhdukurve.

Mësohet se ditët e fundit kanë ardhur në Sarandë edhe përfaqësues të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë për të asistuar në hetimet që po kryhen, por ende nuk dihet, të paktën publikisht, asnjë rezultat konkret. Familjarë të të dy të zhdukurve janë mbledhur në Sarandë, madje duke ardhur edhe nga Greqia.

Ata mësohet se po zhvillojnë kërkime edhe privatisht për gjetjen e të zhdukurve madje duke menduar edhe më të keqen. Deri më tani grupit hetimor e ka patur të pamundur gjurmimin e telefonave të Thodhorit dhe Sulovarit, pasi janë të fikur.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *