JiL.al - Jeto i Lumtur

Mësohet kush është vajza që u shfaq e afërt me Butrintin dhe u aludua si e dashura e re

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Butrint Imeri muajve të fundit ka qenë një nga emrat më të diskutuar në showbizin shqiptar. Kjo pas hyrjes së ish-partneres së tij, Kiara Tito në Big Brother VIP Albania dhe veprimeve që rrodhën pastaj.

Emri i tij u lakua disa herë në media, meqë shpesh provokonte edhe me postimet që ndante në rrjete sociale. I njëjti së fundmi po ashtu ka bërë kureshtarë ndjekësit me një video të publikuar në InstaStory.

Butrint Imeri mbase qëllimshëm, ngriti pluhur ditën e djeshme duke publikuar një video krah një vajze, me të cilën dukej goxha i afërt. Kaq u desh dhe ndjekësit e mediat aluduan se mos këngëtari na zbuloi të dashurën e re? Por jo…

Mësohet se brunja bukuroshe ashtu siç edhe ishin dyshimet tona është figurantja e videoklipit të ri të këngëtarit dhe quhet Dragana. Modelja dhe këngëtari kanë shkrepur videon gjatë xhirimeve të klipit të ri që po realizohet në Kroaci.

Scroll to Top