JiL.al - Jeto i Lumtur

A ekziston solidariteti femëror?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Quhet catfight: është lufta mes femrave që çfarë nuk i thonë njëra-tjetrës, që gërvishten, kapen me grushta e shkulin flokët. Kur bëhet fjalë për luftë, nuk nevojitet ringu, sepse femrat janë mjaft të zonjat që ta bëjnë edhe në jetën e çdo dite: vënë me shkopinj nën rrota dhe janë kritike ndaj njëra-tjetrës. Janë më shumë kundërshtare sesa aleate. Shpesh, është shoqëria që që krijon kushtet për të mos jetuar një marrëdhënie të shëndetshme, duke anuar nga negativiteti me sfumatura zilie, garimi, përballjeje, ofendimi. Dhe kjo gjë është mëkat, sepse solidariteti femëror mund t’i japë një shtysë të madhe fuqizimit të tyre.

Kundërshtare në punë, motra në privatësi

Paaftësia e femrave për t’u bërë skuadër në vendin e punës dhe të qenit armike me njëra-tjetrën është fakt. Por ato kanë veti empatike, të cilat nëse i shfrytëzojnë për mirë, bëjnë diferencën. Jemi mësuar me idenë që femrat nuk janë një skuadër, që kanë një nivel të lartë garimi dhe diskreditimi reciprok. Por nga ana tjetër, ekzistojnë shumë kontekste ku femrat ia dalin më së miri që të bëhen bashkë. Në dallim nga meshkujt, ato kanë aftësinë e një gjuhe emotive dhe empatike, e cila i lejon që të krijojnë lidhje më të thella.

Faktori i vërtetë diskriminues është situata, konteksti shoqëror, që i lejon ose jo femrat që të gjejnë një pikëtakimi ku mund t’i çlirojnë këto aftësi pozitive. Përtej kontekstit të këtij artikulli, në miqësinë e vërtetë femrat arrijnë nivele të larta intimiteti, të pakrahasueshme me miqësinë mes meshkujve. Janë forma dashurie absolute, është një marrëdhënie ku ato pasqyrohen me njëra-tjetrën dhe duhen në një formë shumë të vërtetë. Bashkëpunimi, dialogu, afërsia që arrijnë femrat është vite dritë larg nga ajo që krijohet mes meshkujve: kanë aftësi të ndryshme emotive.

Shajnë për të lartësuar veten

Femrat janë shumë garuese, por në ndryshim nga meshkujt përdorin shumë më tepër armën e diskreditimit. Analiza e doktoreshë Biscione ka marrë në shqyrtim një aspekt të rëndësishëm: tensioni social dhe fakti se janë shumë larg barazisë së vërtetë. Profesionet femërore pësojnë diskriminim roli dhe pag e, karriera është e mundur vetëm duke cenuar jetën sentimentale dhe ndjenjat. Kur nuk janë të detyruara të tregojnë se çfarë janë, kur vlejnë, kur meritojnë të ecin përpara, ato japin më të mirën e tyre.

Fenomene si body shaming dhe slut shaming përfshijnë pikërisht femrat dhe tregojnë se jetojmë ende në një shoqëri të kushtëzuar nga maskilizmi dhe seksizmi, të cilat janë të përfshira edhe në gjuhën e përditshme. Janë femrat të parat që i përdorin shprehje të tilla për ta çuar dimensionin e fyerjes personale edhe në punë. Sipas doktoreshës, “Ofendimi mbi tematika fizike dhe seksuale është pjesë e gjuhës së përditshme: fatkeqësisht është shumë e ndjeshme në skemën të arsyetimit dhe të të shprehurit. Ndaj është e lehtë të përdoret. Nëse flasim për punën, është e vështirë të dëgjojmë dikë të thotë “është i paaftë”, kjo fjalë vështirë se përdoret. Ajo që dëgjon është: “Ka shkuar me shefin, prandaj ka atë post pune”. Ose ekziston ofendimi fizik, që mund të variojë nga flokët si lesh e deri te kilogramët e tepërt.

Solidariteti femëror është i mundur

“Duhet të krijohen hapësira ku femrat të stërviten që të krijojnë një rrjet dhe të jenë të bashkuara: kur bëhen bashkë fitojnë, sepse niveli i tyre i aftësisë shumëfishohet”. Në fakt, nëse do të ekzistonte me të vërtetë barazia gjinore, ndoshta femrat do të ishin më shumë të prirura për të ndihmuar femrat e tjera dhe nuk do të ndjenin nevojën për ta dëmtuar njëra-tjetrën, dhe as për të kërkuar miratimin e një mashkulli. Sipas doktoreshës “Shpesh femrat vuajnë nga kjo pasiguri, nga ky vetëbesim i ulët, nga kjo vështirësi për të pasur guximin që t’i bëjnë gjërat vetë: ekziston kjo ide e pashëndetshme për t’u mbështetur te një mashkull që të ndihen të plotësuara. Por femrat kanë brenda vetes gjithçka që u nevojitet”. Dhe ndër të gjitha këto armë në dispozicion, ndoshta duhet t’i heqin pak hapësirë sharjeve për t’i lënë vend sigurisë në vetvete: në këtë mënyrë do të ndjenin më pak nevojën për miratim dhe nevojën për të qenë me patjetër më të mira se të tjerat.

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top