Një vrasje makabër brenda familjes është shënuar ditën e sotme në Izmir të Turqisë.
Një 72-vjeçar ka vrarë me çifte gjahu djalin e tij 36-vjeçar, për shkak se i riu nuk pranonte të dilte të punonte.
72-vjeçari duke u grindur me djalin e tij për shkak se nuk ngrihej në punë, qëlloi me çiften duke e lënë të vdekur në vend. 36-vjeçari i identifikuar si Hasan Hüseyin Kaya, është përcjellë në morgun e qytetit për kryerjen e ekspertizës.
Autori është arrestuar nga policia dhe akuzohet për “vrasje me paramendim”.
I moshuari ka shkuar për të ngritur djalin e tij për të shkuar në punë, por ky i fundit nisi të debatonte me tona të lartë me të atin se përse e zgjoi nga gjumi, sherr që degradoi deri në përdorimin e armës.