Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, teksa një futbollist është gjuajtur me thikë nga arbitri gjatë ndeshjes. Ngjarja ka ndodhur në ligën amatore në Montes Carlos, pasi lojtarët filluan të sulmonin gjyqtarin, për shkak të një vendimi kontravers të tij gjatë takimit.
Gjyqtar ka fishkëllyer një faull në zonën e rreptësisë përpara se të përjashtojë një lojtar, duke shkaktuar një përleshje në fushë. Situata u përshkallëzua me shpejtësi, pasi arbitri u sulmua nga lojtari i përjashtuar.
Në rrëmujë, arbitri ka nxjerrë një thikë peshku, të sjellë nga djali i tij 14-vjeçar dhe ka goditur futbollistin 25-vjeçar.
I goditur disa herë, lojtari u transportua në spital për mjekim, ndërsa gjendja e tij nuk dihet por besohet se është ende i shtruar në spital, sipas mediave braziliane.
Arbitri dhe djali i tij u larguan, por ata janë mundur të lokalizohen dhe arrestohen nga policia, ndërsa brenda makinës së tij është gjetur thika e përdorur.
Gjatë marrjes në pyetje, ai pretendoi se kishte vepruar për vetëmbrojtje, duke u ndjerë i kërcënuar. Kështu ai është liruar, por do të duhet të përgjigjet për veprimet e tij përpara drejtësisë braziliane.