“E di që nuk të rr*het fare për mua”, plas keq në BBV, degjeneron debati mes Efit dhe Kiarës, moderatorja shpërthen në lot

Jil
Jil
2 Min Read

Miqësia e Efit dhe Kiarës jo vetëm që ka marrë fund, por vajzat mbrëmjen e djeshme, pas spektaklit kanë shpërthyer në ofendime ndaj njëra tjetrës, e më pas Kiara është parë dukë qarë në dhomën e grimit, ku i shkoi në mbështetje Luizi.

Arsyeja e konfliktit është fakti se Efi sipas Kiarës të gjithë inatin që ka kundrejt Luizit e kanalizon ndaj saj, edhe pse miqësia e tyre ka qenë më e hershme se ajo mes Efit dhe këngëtarit.

Efi: Të tolerova njëherë nuk ta fal më Kiara

Kiara: Më vjen shumë keq që gjithë nervin e Luizit ma nxjerr mua

Kiara: E di që për mua nuk të rruhet më fare, Luizit vazhdon dhe i flet se ke interes

Efi: Para se të futeshim më the që ‘kam besim te ty’. Paça këtë ditë Ramazani ma ke thënë…

Kiara: Mos më vër në gojë fjalë që nuk ti kam thënë, për kokë të atij Rajani që e kam gjënë më të shtrenjtë timen. Erdhe dhe doje që të na fusje spica. Më hodhe poshtë me debatin e parë që kemi bërë

Efi: Ju kam hedhur poshtë të dyve.

Kiara: Unë ty stë kam bërë asnjë gjë. Finalen merre që ta gëzosh, e meriton për lojën që bën

Efi: Paçim Kiara, vazhdoni jeni në rregull që të dy

Pas debatit Kiara ka shkuar në dhomën e grimit, ku ka biseduar me Luizin dhe është përlotur në lidhje me situatën e Efit, ku tha se jo më kot edhe në jetën e saj reale, ka zgjedhur që të ketë një rreth të ngushtë shoqëror. Luizi edhe në momentet e dobësisë emocionale të Kiarës po e pyeste atë nëse dëshironte që të ishte pjesë e finales.

E sigurisht që për ta arritur këtë, sipas tij ai do ti vinte në ndihmë, duke bërë gjithçka për të nxjerrë Efin nga shtëpia e Big Brother, teksa moderatorja iu kthye duke thënë se në atë moment loja nuk ishte në fokusin e saj.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *