Policia e Tiranës ka vënë në pranga 11 shtetas në 24 orët e fundit se dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë.
Të arrestuarit janë nga mosha 18 vjeç deri në moshën 63 vjeç, ndërsa veprat penale që rëndojnë mbi to janë të ndryshme, duke nisur nga kanosja e deri tek drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit, drejtim automjeti pa leje drejtimi dhe dhunë në familje.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Vihen në pranga 11 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Virginia, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, 1 mjet prerës (thikë), si dhe mjete për ndarjen e lëndës narkotike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
– A. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 mjet prerës (thikë). Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 43-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se me datë 08.04.2023, në zonën e quajtur “Kodrat e Liqenit”, ka goditur me grusht dhe ka kanosur me mjet prerës, një shtetas;
– K. Q., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. D., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– E. A., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. D., 28 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar lehtë pasagjeria që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin A. D.;
– I. Gj., 54 vjeç dhe A. K., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit;
– G. Zh., 18 vjeç dhe K. Gj., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi;
– B. K., 22 vjeç, banues në Turqi, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. O., 82 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
– F. T., 31 vjeç, banues në banues në Rromanat, Durrës dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L. B., 24 vjeç, banues në Durrës, sepse në aksin rrugor “Durrës-Tiranë”, shtetasi F. T., duke drejtuar automjetin, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. B. dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, janë dëmtuar shtetasi L. B. dhe pasagjerët në automjetin e tij, shtetasit A. Gj. dhe M. Gj., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.