Sara Hoxha, producentja e realityshow-t “BBV” këtë sezon ka qenë mjaft e tërhequr për reagimet, qoftë edhe në rrjetet e saj sociale. Por pak minuata më parë Sara ka ndarë me ndjekësit një mesazh plot mallkime nga një ndjekëse dhe e gjitha kjo për lojën e Big Brother Vip Albania.
“Ja shkatërrut lojën… u shkatërrofshi familjarisht o Allah. Së më të kqija se ju motrat bashkë me Arbanën s’kisha pa. Po Zoti ka ma me ju nxjerë ndnonjë sëmundje që as leku s’ka me ju kry punë mbaje mend këtë fjalë. Se me bo një vajzë në atë hall, Zoti ju shkatrroftë, ju vraft”, është mesazhi i frikshëm që i ka shkuar Sara Hoxhës e cila ka bërë edhe reagimin e vetëm.
“Gëzuar Ramazanin të githëve! Teksa vijmë në përfundimin e kërij muaji të shenjtë të agjërimit dhe reflektimit shpirtëror, le të kujtojmë rëndësinë e mirësisë, respektit dhe dheshmbshurisë ndaj njëri-tjetrit, si në internet ashu edhe në të vërtetë. Ndërsa kjo është hera e vetme që do të flas për këtë, unë kolegët e mi dhe banorët kërcënohemi dhe fyhemi çdo ditë. Dëshiroj t’ju kujtoj se është një shfaqje televizive dhe gjithçka bëhet në kuadër të lojës. Shikim të kendshëm!”, shkruan Sara Hoxha.
Ndryshe, edhe pse Kiarane fillimet e saj kritikohej per sjelljen ndaj Luizit tani rrjeti po e mbron ate pasi Efi e ka akuzuar si mashtruese duke munduar qe ta nxjerr mire veten. Sipas publikut shihet ne syte e Kiares qe ajo nuk eshte mire sepse gjithmone eshte e merzitur dhe gati te qaj nga presioni i madh qe i bejne.