JiL.al - Jeto i Lumtur

Nxori vajzën e mitur jashtë shtëpisë dhe dhunoi gruan, arrestohet shqiptari në Greqi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

GREQI- Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi për dhunë në familje. Protothema shkruan se shqiptari kishte nxjerrë vajzën e tij të mitur nga shtëpia mbrëmjen e së martës për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre dhe pasi gruaja e tij ka marrë anën e vajzës, ai e ka kapur atë për flokësh.

Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në Gjykatën Penale Autonome për akuzën e dhunës në familje, por u la i lirë pasi ai dhe familja e tij kishin kërkuar ndërmjetësim penal, nën mbikëqyrjen e prokurorit për të mitur. Ditën e djeshme ai u soll në gjyqin në Gjykatën e Kundërvajtjeve Autoforo të Volos, ku bashkëshortja e tij dëshmoi se shqiptarit i duhet ndihmë për tu shkëputur nga alkooli.

Në të njëjtën kohë, ai kërkoi të mos ndiqej penalisht, dhe kështu gjykata vendosi ta vendosë çështjen nën ndërmjetësim penal, nën prokurorinë për të mitur, pasi akuza fillestare kishte të bënte me vajzën e tij, të cilën ai e kishte nxjerrë nga shtëpia.

Scroll to Top