Çfarë i ndodhi Efit? Zgjohet e mërzitur dhe shpërthen në lot (VIDEO)

Jil
Jil
1 Min Read

Efi Dhedhes është zgjuar mëngjesin e sotëm e mërzitur. Ajo ka qëndruar disa minuta në krevatin e saj duke qarë, ku askush nuk e vuri re.

Nuk dihet se për çfarë është mërzitur Efi që sapo u zgjua. Por kujtojmë se me rikthimin e saj në “Big Brother VIP”, ajo ka pasur debate të forta me disa prej banorëve.

Dhedhes ka debatuar madje edhe me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, të cilët i konsideronte miq. Edhe pse patën një moment pajtimi mes tyre, gjërat sërish morën kthesë tjetër dhe tani nuk flasin më me njëri-tjetrin.

Efi është shprehur mjaft e zhgënjyer nga këngëtari dhe moderatorja, ku këtë të fundit e ka konsideruar edhe ‘gënjeshtare’.

Ndërkohë ditën e djeshme u bënë nominime të papritura dhe për herë të parë ndodhën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Secili nga banorët votuan në fshehtësi, por në fund u lexuan të gjitha.

Më shumë vota morën banorët e rikthyer, Efi, Kiara dhe Bledi, ku njëri prej tyre pritet të largohet përfundimisht mbrëmjen e sotme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *