JiL.al - Jeto i Lumtur

Fenomeni që u ka “marrë mendjen” shqiptarëve, reagon ashpër mjeku i njohur: Big Brother është si fast food-i! Një vrasje kohe dhe jo ushqim për trurin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mjeku Ilir Topi e krahasoi fenomenin Big Brother me tundimin që ka një njeri për të ngrenë një ushqim fast food.

Ai tha në “Stay Tuned” se emisione të tilla janë “vrasje kohe”, megjithatë nuk është i mendimit se formate të tilla s’duhen ndjekur fare.

Sipas Topit kur një person sheh Big Brother, duhet të lexojë më pas një libër, të shohë një film cilësor apo dokumentar, sikundër një njeri që kryen aktivitet fizik dhe konsumon sallatë pas ushqimit “junk food”. 

“Kam bërë një novelë grafike me këtë fenomenin e madh të Big Brother-it. Pa u dukur snob, si me fast food-et që mund t’i hash ndonjëherë kur të kap nepsi, e njëjta gjë me këto lloj emisionesh. Nuk them s’duhet t’i shihni fare. Ka momente që edhe unë i kam parë, jam kurioz të di, mënyra se si njerëzit ndërveprojnë aty, etj. etj., por janë fast food-e për trurin, janë junk food për trurin. Është tamam një vrasje kohe. Ne duam ta heqim mendjen, ta vrasim kohën, por jo duke ushqyer trurin me emisione që në fund fare nuk të japin asgjë. Është e çuditshme se si pas viteve 90’, ne pritëm zhvillim dhe gjëra të mira, ndërkohë që e shoh se në shumë aspekte kemi regres. Dikur njerëzit e kalonin kohën duke parë filma edukativ, filma mjaft mirë të realizuar. Imagjinoni një fëmijë i atyre viteve edhe brezi im pas 90-ës i ka kapur disa prej tyre, mezi priste të shihte filmin ‘Skënderbeu’. Një fëmijë i sotëm hap Tik Tok-un, sheh Big Brother-in, dhe çfarë merr në fund të ditës, disa ushqime të pashëndetshme dhe të dëmshme. Si me fast food-et, hëngre fast food pastaj bëj aktivitet fizik, ha sallatë, ha fruta. Edhe me këtë, e pe atë gjysmë orëshin, një orëshin e emisionit që s’të jep asgjë, lexo një libër, shih një dokumentar, një film cilësor”, tha mjeku.

Scroll to Top