Efi Dhedhes është zgjuar mëngjesin e sotëm e mërzitur. Ajo ka qëndruar disa minuta në krevatin e saj duke qarë, ku askush nuk e vuri re. Nuk dihet se për çfarë është mërzitur Efi që sapo u zgjua.
Por kujtojmë se me rikthimin e saj në “Big Brother VIP”, ajo ka pasur debate të forta me disa prej banorëve. Dhedhes ka debatuar madje edhe me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, të cilët i konsideronte miq.
Edhe pse patën një moment pajtimi mes tyre, gjërat sërish morën kthesë tjetër dhe tani nuk flasin më me njëri-tjetrin. Efi është shprehur mjaft e zhgënjyer nga këngëtari dhe moderatorja, ku këtë të fundit e ka konsideruar edhe ‘gënjeshtare’.
Ndërkohë ditën e djeshme u bënë nominime të papritura dhe për herë të parë ndodhën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Secili nga banorët votuan në fshehtësi, por në fund u lexuan të gjitha. Më shumë vota morën banorët e rikthyer, Efi, Kiara dhe Bledi, ku njëri prej tyre pritet të largohet përfundimisht mbrëmjen e sotme.