Një pikë karburanti u përfshi nga flakët pasi u godet nga rrufeja. Ngjarja ka ndodhur mesditën e të shtunës, pak para orës 2, në Makrakomi të Greqisë.
Zjarri fatmirësisht është shuar menjëherë nga reshjet e shpejta pa rrezikuar sigurinë e objekteve.
Sipas dëshmive të personave që ndodheshin në stacion kanë parë një blic dhe menjëherë është dëgjuar një zhurmë shumë e fortë.
Kur kanë dalë jashtë kanë parë një zjarr, të cilin e kanë fikur menjëherë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shumë shpejt dy makina zjarrfikëse me katër zjarrfikës të cilëve në fund nuk ju desh të ndërhynte.
Mirëpo moti i keq ka shkaktuar dëme të shumta në Bashkinë e Makrakomit, pasi stuhia është shoqëruar me breshër.