JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Nuk më duronte dhe s’e duroja dot’, Ermali tregon përplasjet me Arbanën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

I ftuar sot në rubrikën “Galeri” tek E Diell, Ermal Mamaqi ka folur për jetën e tij nga fëmijëria deri më tani. Ermali u ndal edhe tek fillimet e tij në televizion ku së bashku me Edi Manushin kujtuan “Top Select”.

Asokohe, Ermal Mamaqi dhe Arbana Osmani e prezantonin bashkë emisionin. Ermali tregoi se Arbana nuk e duronte dot për faktin që ai bënte humor.

“Kam qenë unë, Arbana Osman, Drini Zeqo, Eni Popi, tek Selecti. Isha prezantues, kisha rolin që bëja humor. Ka qenë një luftë e madhe me Arbanën, e cila nuk më duronte dot. Gjithashtu edhe unë. Sepse nuk e kuptonte sesi mund të bëhet humor në televizor. Kemi pasur shumë sfida sepse unë kisha shumë përplasje me Arbanën”, tregoi Ermali duke shtuar se këtë situatë të dikurshme e kanë biseduar edhe së fundmi të dy gjatë 20-vjetorit të Top Channel-it.

Scroll to Top