JiL.al - Jeto i Lumtur

Tronditëse/ ‘Kërcet’ grushti në Tiranë, lëndohet rëndë 30- vjeçari (DETAJET)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Disa persona janë konfliktuar mes tyre. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Ndërsa theksohet se 30-vjeçari E.Z., është goditur me sende të forta. Si pasojë e plagëve të marra është dërguar në spital ku edhe po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve të dyshuar.

NJOFTIMI:

Më datë 23.04.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin E. Z., 30 vjeç, dhe më pas janë larguar.
Si pasojë 30-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve të dyshuar.

Scroll to Top