Në shtëpi kanë nisur përplasjet e para, sa i përket dy finalistëve të parë Luizit dhe Efit. Kjo e fundit që natën që u shpall fituese ka qenë e heshtur në shtëpi, ndryshe nga ditët e para kur rihyri në shtëpi dhe kërkonte vetëm debat.
Kristi i tha Efit se po çuditet nga qetësia e saj këto ditë. Sipas tij, për aq kohë sa edhe Luizi edhe Efi “bërtasin” me zë se janë fitues, kjo tregon se ata kanë frikë të përballen e të debatojnë me njëri-tjetrin.
Sipas Efit ajo nuk ka aspak frikë nga Luzi dhe se nuk e konsideron fare atë, as si fitues dhe as si banor. Sipas saj, ajo e sheh veten fituese më 6 maj.
Efi e mbështeti këtë koment, me idenë që ajo nuk është e paaftë dhe se është vajzë me argumenta që di t’i bëjë ballë debateve apo diskutimeve në shtëpi.