Gazetari i njohur del me detaje të reja për vrasjen e biznesmenit në Lezhë: Flitet hakmarrja, por ja pse s’përmendet tenderi

Jil
Jil
2 Min Read

Gazetari Lavdrim Lita tha se për vrasjen e Ardian Nikulaj flitet shumë për hasmërinë që ai ka patur, por nuk flitet për tenderin. Ai tha për Euronews Albania se biznesmeni i cili u ekzekutua disa ditë më parë në lokalin e tij, ka fituar tenderin e pastrimit të Shëngjinit, e cila sipas tij është një kontratë për 500 milionë lekë vjetore.

“Në posterat elektoral të partisë Social Demokrate, në Lezhë, del fotografia e Tom Doshit, pra e kryetarit të partisë dhe emri Ardian Nikulaj poshtë. Ç’ka do të thotë që ai ishte anëtar politik dhe dëshironte të ishte anëtar i këshillit bashkiak në Lezhë.

Por kjo nuk e pengonte që ai të bënte thirrje për kandidatin për kryetar bashkie. Kjo ishte ndryshim i partnerit politike, sepse ai ishte në marrëdhënie biznesi apo kontraktuale me bashkinë e Lezhës, përmes tenderit të pastrimit të Shëngjinit. Shumë media e shikojnë si gjë të vogël, por në fakt po flasim për një kontratë 500 milionë lekë vjetore, pra jo pak për një zonë si zona e Shëngjinit”,-tha gazetari Lita.

Më të lexuarat

“Sapo u rifutën në derë, kuptova që…”, Luizi zbulon vendimin që mori ndaj Kiarës dhe Efit

Loja e tyre u demaskua? Luizi shton dyshimet për “sherrin e shtirur” me…

E përlotur, Olta Gixhari ka dy fjalë për Luiz Ejllin: Kam qarë 6…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *