Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill brenda në lokalin e tij në Shëngjin, tronditi jo vetëm veriun e vendit por gjithë Shqipërinë.
Për vrasjen e Nikulajt pati disa teori, duke nisur nga ajo për hakmarrje dhe deri tek eleminimi për çështje politike, deri ditën e sotme ku pas daljes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku, gjithçka duket se u zgjidh.
Ardian Nikulaj u eleminua për gjakmarrje, për këtë u përdorën vrasës të huaj, pasi pas hetimeve të policisë rezultoi se ekzekutori ishte një portugez, ndërsa personin q e monitoronte nga pranë ishte anglez.
Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur gjithë dinamikën e ngjarjes, nga momenti i mbërritjes së autorit në Shqipëri, deri në momentin e ekzekutimit dhe më pas lartimit të tij dhe gjithë bashkëpuntorëve nga vendi ynë.
Postimi:
Nje skuader vrasesish profesioniste u soll nga jashte Shqiperise, per te realizuar nje atentat spektakolar, kunder biznesmenit dhe politikanit lokal Ardian Nikulaj.
Kaluan plote 8 dite, nga momenti i atentatit qe tronditi jo vetem qarkun e Lezhes por gjithe vendin dhe Policia e Shtetit me ne fund ka dokumentuar dhe zbardhur te plote dinamiken e krimit.
Tashme rezulton e provuar, se ata qe porositen atentatin kunder Nikulajt, e kishin fare te qarte me ke kishin te benin dhe se eleminimi i tij ishte mision teper i veshtire.
Te bindur se Nikulajt nuk mund t‘i afroheshin dot me vrases lokal ose te kontraktuar nga grupet kriminale brenda territorit te Shqiperise, porositesit vendosen te punesonin nje skuader te huaj vrasesish profesionist shumekombesh…
Berthama e kesaj skuadre vrasesish rezulton se ka ardhur nga ishulli Britanik.
Por ne perberje te saj ka patur dhe shtetas me kombesi te tjera, te vendeve te BE-se.
Dyshimet jane se vrasesit mund te jene kontaktuar ne Mbreterine e Bashkuar, ne zonen e Birmingamit. Ata rezultojne te jene nen kontrollin e nje organizate kriminale shume te rrezikshme Britanike.
Porositesit dhe financuesit e kesaj sipermarrje rezultojne qartesisht se jane shtetas shqiptare, te cilet jetojne dhe veprojne ne Mbreterine e Bashkuar prej nje kohe te gjate.
- Më të lexuarat
- “Nderpriteni PRIME…”, Olta Gixhari ka dy fjalë për Luiz Ejllin: Kam qarë 6 ditë rresht
- Cpo ndodh ne BBV? Situate e frikshme, kjo banore ne gjendje te rende
- Nga ‘miqësia’ me Olta Gixharin e deri tek Luizi, Kejvina Kthella flet për…
Artan Hoxha
Nje skuader vrasesish profesioniste u soll nga jashte Shqiperise, per te realizuar nje atentat spektakolar, kunder biznesmenit dhe politikanit lokal Ardian Nikulaj.
Kaluan plote 8 dite, nga momenti i atentatit qe tronditi jo vetem qarkun e Lezhes por gjithe vendin dhe Policia e Shtetit me ne fund ka dokumentuar dhe zbardhur te plote dinamiken e krimit.
Tashme rezulton e provuar, se ata qe porositen atentatin kunder Nikulajt, e kishin fare te qarte me ke kishin te benin dhe s…Shiko më shumë