Detajet e reja/ Mediat greke publikojnë foton e 14-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Greqi..

Jil
Jil
2 Min Read

Greqi-  Detaje të reja mësohen nga 14-vjeçari shqiptar që humbi jetën ditën e djeshme në Greqi.

Mediat raportojnë se Gabrieli 14-vjeçar ishte duke shëtitur me biçikletë kur u rrëzua dhe humbi jetën. Ai ishte fëmija i vetëm i një familjeje shqiptare që jetonte në Kypseli Agrini për 20 vitet e fundit. Prindërit shqiptarë punonin në fusha për ta edukuar dhe siguruar një të ardhme të ndritur.

Të mërkurën pasdite, fëmija përshëndeti nënën e tij dhe i tha se nuk do të vonohej. Ai doli xhiro me biçikletë me kushëririn e tij, por kjo xhiro rezultoi e fundit për të pasi u rrëzua në një gur dhe goditi kokën.

Kushëriri i tij në gjendje shoku filloi të bërtasë dhe të thërrasë për ndihmë. Ambulanca e transportoi me urgjencë shqiptarpin në spitalin e Agrinio. Teksa të gjithë luteshin për një mrekulli, 14-vjeçari Gabriel humbi jetën.

Familjarët, miqtë dhe komuniteti janë të tronditur për ngjarjen e rëndë. Varrimi i tij do të bëhet në vendlindjen e tij, Shqipëri.noa.al

Më të lexuarat

Humbi mijëra ndjekës pasi ofendoi Luizin, Efi ‘detyrohet’ të blej followers? (Foto)

Atentati i biznesmenit Nikulaj/ Jehona në mediat e Londrës ‘shtang’ me…

Ishte fëmijë i vetëm/ Humb jetën tragjikisht 14- vjeçari shqiptar, zbardhen…

Luiz Ejlli milioner nga Tik-Tok? Eksperti flet me shifra: Ja sa fitohet dhe kush e kryeson listen

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *