Finalizohet operacioni policor i koduar “Path”. 37-vjeçari Vullnet Qefalia i dënuar me 2 vite e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është arrestuar nga policia.
Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në vitin 2016, në një banesë në fshatin Priskë e Vogël, në Zallherr, janë gjetur rreth 55 kg kanabis, që posedoheshin nga shtetasi Vullnet Qefalia dhe vëllai i tij.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Path”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.
I kërkuari, i dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rr ugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Path”.
Si rezultat i këtij operacioni, në Zall Herr, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Vullnet Qefalia, 37 vjeç, banues në Kamzë.
Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vitin 2016, në një banesë në fshatin Priskë e Vogël, në Zallherr, janë gjetur rreth 55 kg kanabis, që posedoheshin nga shtetasi Vullnet Qefalia dhe vëllai i tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
Humbi mijëra ndjekës pasi ofendoi Luizin, Efi ‘detyrohet’ të blej followers? (Foto)
Atentati i biznesmenit Nikulaj/ Jehona në mediat e Londrës ‘shtang’ me…
Ishte fëmijë i vetëm/ Humb jetën tragjikisht 14- vjeçari shqiptar, zbardhen…
Luiz Ejlli milioner nga Tik-Tok? Eksperti flet me shifra: Ja sa fitohet dhe kush e kryeson listen