JiL.al - Jeto i Lumtur

Ruben Saravia i akuzuarn e Nikuljat, jetoi në shtëpinë e Haxhisë. Banorët: Ishte i sjellshëm dhe përshëndeste shqip

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ruben Saravia ka jetuar rreth dy muaj e gjysmë në fshatin Kakarriq , përpara se të ekzekutonte Ardian Nikulajn në hotelin e tij në Shëngjin. Bëhet me dije se ai ka jetuar gjatë kësaj kohe në shtëpinë e Edmod Haxhisë, i cili dyshohet se është porositësi i kësaj vrasjeje.

Mësohet se Saravia lëvizte i lirë në fshatin e Kakarriqit. Fillimisht u raportua se ai jetonte me qira në këtë fshat, por banorët kanë treguar për mediat se në këtë fshat nuk ka banesa me qira, çka do të thotë se ai është strehuar falas në banesën e Haxhisë.

Sipas tyre, herë pas here Saravia vizitonte edhe Shkodrën. Pas pak kohëve 27-vjeçari nisi të flasë edhe shqip, duke përshëndetur banorët me gjuhën tonë. Sipas banorëve, ai kishte një sjellje miqësore ndaj tyre. Saravia lëvizte me motorin që kreu krimin, si dhe me një mjet tjetër.

Më të lexuarat

Humbi mijëra ndjekës pasi ofendoi Luizin, Efi ‘detyrohet’ të blej followers? (Foto)

Atentati i biznesmenit Nikulaj/ Jehona në mediat e Londrës ‘shtang’ me…

Ishte fëmijë i vetëm/ Humb jetën tragjikisht 14- vjeçari shqiptar, zbardhen…

Luiz Ejlli milioner nga Tik-Tok? Eksperti flet me shifra: Ja sa fitohet dhe kush e kryeson listen

Scroll to Top