JiL.al - Jeto i Lumtur

Kjo është vëzhguesja britanike, që mori pjesë në vrasjen e biznesmenit Nikulaj

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pak kujt mund t’ia marrë mendja që kjo vajzë të jetë pjesë e një grupi kriminal, i paguar për të vrarë biznesmenin 51-vjeçar Ardian Nikulaj. Bëhet fjalë për britaniken Harriet Bridgeman, nga Bristol, e cila akuzohet së bashku me 5 persona të tjerë, se organizuan dhe ekzekutuan planin për vrasjen e Nikulajt në Shëngjin, 1 javë më parë.

Së bashku me 3 britanikët e tjerë ajo ishte në rolin e vëzhgueses.

Kjo është vëzhguesja britanike, që mori pjesë në vrasjen e biznesmenit Nikulaj

Më herët, Tv Klan, solli edhe pamjet e kamerave të sigurisë ku shfaqen të 6 personat e shpallur në kërkim, si autorë të vrasjes së biznesmenit shqiptar.

Në to ata shfaqeshin në ambiente të ndryshme të hotelit e restorantit të viktimës. Ata prezantoheshin si turistë, por në të vërtetë qëllimi që kishin ishte vëzhgimi i lëvizjeve të biznesmenit.

Një ditë më parë, Policia e Shtetit njoftoi zbardhjen e vrasjes së Nikulajt dhe shpalli në kërkim 6 persona: shqiptaro-britanikun Edmond Haxhia, 4 britanikët, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman, si dhe portugezin, Ruben Saraiva. Ky i fundit ishte dhe personi që e ekzekutoi Nikulajn.

Më të lexuarat

Kishin fshehur kokainë brenda jastëkëve dhe 25 mijë euro në çarçaf, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Vrasësi i Nikulajt qëndroi 2 muaj në shtëpinë e saj, flet nëna e…

Finalja e “BBVA” do të mbahet në stadium? Luiz Ejlli nxjerr zbuluar skenaret…

Scroll to Top