Pas arrestimit të Edmond Haxhisë si edhe 2 bashkëpunëtorët anglezë Thomas Mithan dhe Steven Hunt, policia britanike ka rënë në gjurmët të britanikes Harriet Bridgeman.
Bridgeman akuzohet po ashtu se ka pasur rol vëzhgues në vrasjen e Ardian Nikulajt. Policia angleze ka arritur në gjurmimin e saj dhe pritet që edhe ajo të arrestohet, ndërsa nuk janë dhënë më shumë detaje.
Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit që i mori jetën biznesmenit Nikulaj më shumë se një javë më parë.
Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit.noa.al
- Më të lexuarat
- Kishin fshehur kokainë brenda jastëkëve dhe 25 mijë euro në çarçaf, arrestohen dy shqiptarë në Itali
- Vrasësi i Nikulajt qëndroi 2 muaj në shtëpinë e saj, flet nëna e…
- Finalja e “BBVA” do të mbahet në stadium? Luiz Ejlli nxjerr zbuluar skenaret…