Strategjitë e vetë-motivimit për jetën e përditshme..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ose sepse ne jemi duke studiuar se si të punojmë në një punë të re / projekt personal, të kesh motivim të mjaftueshëm ditor është 100% e nevojshme për të avancuar siç kemi nevojë dhe dëshirojmë.

Nëse tani po kaloni një kohë të keqe motivim vetjak dhe ju doni një seri të udhëzimet dhe strategjitë Për të mos humbur zemër dhe për t’i motivuar nga dita në ditë, ja 10 gjërat e ndryshme që mund të bëni çdo ditë për ta bërë këtë.

11 Strategji Motivimi që ju Duhen Patjetër për të Arritur Suksesin tuaj

  1. Vendosini vetes një Qëllim të qartë
  2. Caktoni një Datë specifike
  3. Ndajeni qëllimin në objektiva
  4. Jini konsistentë çdo ditë
  5. Ndiqni progresin herëpashere
  6. Përshtasni ambjentin
  7. Imagjinoni veten duke arritur qëllimin
  8. Gëzohuni për çdo hap të realizuar
  9. Mendoni pozitivisht, edhe në vështirësi
  10. Gjeni dikë që tju inkurajojë
  11. Kultivoni shpirtin mirënjohës
  1. Vendosini vetes një Qëllim të qartë

Nëse po përgatiteni për një provim, të mësoni një gjuhe të huaj apo aftësi profesionale, keni filluar një punë të re, doni të lançoni biznesin apo projektin që e mendoni prej kohësh, apo doni të ndiqni pasionin tuaj në një fushë, pyeteni veten pse doni ta bëni. Sepse kur jeni të bindur në qëllimin tuaj, do të gjeni forcë dhe motivim edhe në ditë të vështira.

  • 2 Caktoni një Datë specifike

Nëse i vendosni vetes një afat se deri kur synoni ta realizoni objektivin apo qëllimin tuaj, kjo do t’ju shtyjë të jeni më të motivuar dhe njëkohësisht të ndiqni progresin gjatë rrugës.

3 Ndajeni qëllimin në objektiva  të realizueshme

Nëse detyra që i keni vënë vetes apo qëllimi ku doni të shkoni ju duket i largët apo i pamundur, ndajeni në pjesë më të vogla, në hapa të realizueshëm apo në objektiva të cilat mund t’i bëni brenda një dite apo jave. Kjo do tju japë ndjesinë e suksesit dhe do ju ndihmojë për të ecur më tej drejt finalizimit.

4 Jini konsistentë çdo ditë

Çelësi i suksesit ku pothuajse të gjithë biem dakord është vazhdimësia. Punoni çdo ditë në mënyrë konsistente, më mirë pak e përditë, se një ditë shumë dhe një javë pushim. Mos harroni nuk mund të jemi çdo ditë njësoj produktiv, por duke qenë çdo ditë aktiv me punën drejt qëllimit tuaj do të rifreskoni motivimin.

5 Ndiqni progresin tuaj herëpashere

Duke e ndarë punën në hapa të vegjël ju e keni më të lehtë të kontrolloni progresin që po bëni. Duke pare ku keni arritur, do tju bëje të ndiheni të super motivuar! Mos harroni të pyesni persona të fushës, për çdo vështirësi që hasni.

6 Përshtasni ambjentin

Rregulloni dhomën, zyrën apo ambjentin e punës në mënyrë sa më funksionale dhe inteligjente. Kjo do tju bëje të mos humbisni kohë kur kërkoni dicka dhe të jeni efektiv, njëkohësisht të ruani movitimin.

7 Imagjinoni duke arritur qëllimin tuaj çdo ditë

Vizualizoni momentin pasi e keni arritur qëllimin tuaj, si do ndihenit. Këtë bëjeni çdo ditë. Kjo do ju bëjë të jeni më të fokusuar dhe ju japë shtysë shumë më shumë.

8 Gëzohuni për çdo hap të realizuar

Bëjeni zakon ta shpërbleni veten apo ekipin për çdo hap të realizuar. Psh. një kafe, një mbrëmje festive, një shëtitje etj. Kjo nxit frymën pozitive dhe shton motivimin për të vazhduar më tej. Gjithashtu nxit bashkëpunimin dhe frymën e grupit.

9 Mendoni pozitivisht edhe në vështirësi

Përgatiteni veten psikologjikisht edhe për momentet e rënies. Çdo rrugëtim apo sfidë ka vështirësitë, ulje-ngritjet e veta. Megjithatë mendoni pozitivsht, mësoni nga përvojat e kaluara dhe ngrihuni më të fortë.

10 Gjeni dikë që tju inkurajojë

Sigurisht famnilja është shtysa më e fortëd dhe më e madhe. Megjithatë, edhe një mik apo koleg/e i/e mirë me të cilin/cilën mund të ndash ecurinë dhe sukseset e tua dhe që ju inkurajon më tej, është gjithashtu shumë e rëndësishme.

11 Kultivoni shpirtin mirënjohës

Jini çdo ditë falenderues për arritjet dhe progresin e bërë. Kultivoni shpirtin mirënjohës ndaj Krijuesit, familjes, kolegëve apo çdokujt që ka ndikuar në realizimin e qëllimit apo synimit tuaj. Kjo do ju bëjë të ndiheni mirë, më pozitiv dhe më të motivuar. 

Scroll to Top