JiL.al - Jeto i Lumtur

Ultimatumi i Ramës për dosjen e Vis Martinajt dhe porosia për Rrumbullakun, gazetari i njohur del me thirrjen e fortë..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetari Elkier Bushkolaj tha në një intervistë për Euronews Albania se çështja e Ervis Martinajt mbetet një enigmë derisa nuk kemi një trup dhe i shumëkërkuari nuk mund të quhet viktimë.

Bushkolaj tregoi se kreu i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku ka pasur një ultimatum nga kryeministri Edi Rama për të zbardhur brenda një afati këtë ngjarje, gjë që nuk ka ndodhur.

Sipas tij, edhe në rastin e Martinajt duhet  të kërkohet ndihma e partnerëve ndërkombëtare, që në rastin e Nikulajt çoi në arrestimin në kohë rekord të të dyshuarve.

“Drejtor i policisë së shtetit pati një ultimatum nga kryeministri Rama, ku i dha një afat të caktuar për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nuk është zbardhur. Pas kësaj kanë ndodhur 2 ngjarje që kanë rikthyer në vëmendje emrin e Martinajt, masakra në Don Bosko dhe tritoli në shtëpinë e babait të Leonard Dukës Janë ngjarje që kërkojnë shumë profesionalizëm për t’u zbardhur dhe ndoshta duhet të kërkohet edhe në këtë rast ekspertizë ndërkombëtare. Në rastin e Nikulajt ndihma e britanikëve çoi në pranga në kohë rekord të akuzuarit, ndërkohë që kemi persona të botës së krimit në kërkim prej 1 dekade që nuk janë kapur, si Talo Çela. Bota e krimit në Shqipëri është sot shumë para policisë, qoftë përmes aseteve ekonomike, dhe burimeve njerëzore, krimi ka rekrutuar shumë policë. ndaj policia nuk mund të veprojë e vetme, ka nevojë për mbështetjen e prokurorisë dhe partnerëve ndërkombëtarë”, tha gazetari.

Scroll to Top