Uppss! Top Channel sapo i bëri “gjëmën” Efit

Jil
Jil
2 Min Read

Një postim i fundit në faqen zyrtare të “Top Albania Radio” ka tërhequr mjaft vëmendje.

Postimi flet për rrugëtimin e Efi Dhedhes në “Big Brother VIP”, që nga hyrja e saj, përballjet me Oltën, eliminimi, rihyrja në reality show deri te debatet me Kiarën dhe Luizin.

Mirëpo ajo që u vu re ishte mënyra ironike dhe përçmuese që faqja zyrtare kishte zgjedhur ti drejtohej rrugëtimit të Efit në “Big Brother VIP”.

Publiku e nxorri jashtë vajzën e BËRË nga ‘Përputhen‘”, thuhej si fillim në postimin për Efin. Fjalë të cilat nuk ishin aspak të nevojshme të përmendeshin kur në fokus ishte loja e saj në BBV.

Gjithashtu, duke ditur se debati i Luizit me Efin krijoi mjaft zemërim dhe zhurmë te publiku, kjo pjesë duhej të ishte shmangur.

Megjithatë nuk mbaron me kaq. Në shkrimin në vazhdim, në postimin për Efin nga TAR u përmendën dhe pushimet e saj në Tajlandë, sërish në mënyrë ironike.

Teksa flisnin se doli mjaft e fituar pas eliminimit të parë nga BBV, në postim u tha:

“Efi doli, madje e kënaqur kur mësoi sa të shumtë ishin ata që e përkrahnin jashtë dhe për të rimarrë energjitë, mendoi për një palë pushime në Tajlandë”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *