Erdhi muaji Maj dhe kjo do të thotë se sezoni i Binjakëve po afron. Për ne shqiptarët, ky muaj është mjaft i rëndësishëm jo vetëm për zgjedhjet vendore të shtetit, po edhe për finalen e madhe të “Big Brother VIP Albania 2”.
Edhe pak ditë kanë mbetur nga përfundimi i këtij edicioni, i cili episodi i fundit do të mbahet më 6 Maj. Ky muaj vjen që me ditën e parë me planetin Pluto në retrograd, pjesë e një tranziti një herë në një brez, të cilit çdo besimtar i astrologjisë do të dëshirojë t’i kushtojë vëmendje të madhe.
Si zot i botës së krimit, ky planet transformues i ngarkon çdo shenje të rishqyrtojë një pjesë të jetës së tyre, nga stili i komunikimit te miqësitë.
Të gjithë duan të shtrihen gjatë hënës së plotë dhe eklipsit hënor në Akrep, gjë që mund të sjellë dramë, të cilat do të ndodhin brenda datës 5 Maj, pra një ndryshim mjaft i madh në yjësi, pikërisht një ditë përpara finales së madhe të “BBV”. Ky eklips që do të ndodhi, do ndikojë kryesisht tek shenjat e ujit të cilat ndikohen më shumë nga ky ndryshim në Hënë dhe që lidhet drejtpërdrejtë me ujin.
Shtojmë këtu edhe faktin që ndodh në shenjën e Akrepit, e cila është pjesë e shenjave të ujit. Kjo do të sjelli ndikim të madh tek shumë shenja, por në këtë artikull do të fokusohemi vetëm tek shenjat e banorëve finalistë, ku përmendim: Luiz Ejlli (Gaforre), Efi Dhedhes (Peshqit), Dea Mishel Hoxha (Virgjëresha) dhe Krist Aliaj Dragot (Virgjëresha).
Do të jetë një muaj i ngarkuar për planin personal dhe profesional të shenjës së Gaforres dhe do të kenë çdo ditë mbështetje nga planetet përsa i përket karrierës së tyre. Ata janë duke jetuar ëndrrat, mundësitë dhe idetë e reja po vijnë drejt rrugës së tyre, përfshirë këtu edhe për Luizin.
Kryesisht, mendja e Gaforreve këtë periudhë mund të gumëzhijë një milion fjalë në minutë dhe zemra e tyre mund të vrapojë sikur nuk ka të nesërme, por duhet t’i marrin gjërat më me ngadalë, veçanërisht kur nuk kanë edhe shumë kohë për të vepruar. Kjo kohë me ritëm të shpejtë është këtu për t’i mësuar se si t’i ngrenë aftësitë e tyre dhe t’i gërshetojnë ato me jetën e tyre. Ata janë plotësisht të vetëdijshëm për gjithçka që i rrethon, veçanërisht për qëllimet që po ju dërgohen dhe le të themi që rezultojnë më të suksesshmit dhe më me fat për këtë muaj. Pavarësisht se si po e kalojnë eklipsin apo statusin e tyre të marrëdhënies, kur Venusi i ëmbël të hyjë në shenjën e tyre, të dielën më 7 maj, ata do të ndihen të dashur dhe të mbështetur nga njerëzit që duan më së shumti.
Dea Mishel Hoxha dhe Krist Aliaj Dragot (Virgjëresha)
Virgjëresha është duke e munduar shumë veten dhe gjatë kësaj periudhe janë përpjekur për të krijuar diçka të tyren. Por më në fund, ata janë nduke e përmbyllu këtë mision dhe po presin që anijet e tyre të mbërrijnë në bregdet. Ata e dinë në mënyrë intuitive se çfarë duhet bërë dhe janë të gatshëm të ulen në fronin e tyre, për të bashkëdrejtuar këto anije me Universin. Sa më shumë të mbyllin sytë dhe të shikojnë brenda vlerat e tyre, aq më e qartë do të jetë rruga për ta përpara.
Nëse janë përpjekur të ruajnë qetësinë në ujëra të trazuara, karakteristikë për Dean dhe Kristin gjatë gjithë këtyre muajve, çdo gjë do të shpërblehet pasi angazhimi ndaj qëllimit të tyre ishte duke u testuar. Universi nuk po i thoshte jo, thjesht po i pyeste nëse ishin të sigurt. E bukura e të jetuarit të qëllimit është se, sa herë që ai evoluon, Virgjëreshat duhet të paraqiten ndryshe. Nëse kanë menduar të punojnë në fusha jo konvencionale ose krijuese ose të fillojnë diçka të re, duhet ta marrin këtë si shenjën e tyre, sidomos tanimë që spektakli po vjen drejt fundit.
Është shkruar në yje për Peshqit. Këtë muaj sferat më të larta do t’i mbështesin në aventurat, punët ose mundësitë e tyre të reja. Nëse shikojnë veten para dhe pas, ka të ngjarë që të ndihen më të fuqizuar dhe të denjë tani. Për këtë jemi të sigurt, pasi padyshim ky rrugëtim ka qenë mjaft i rëndësishëm për Efin. Këtë muaj, ata duhet t’i thojnë ‘jo’ të qenurit martir në jetën e tyre dhe të dalin nga kohët e turbullta si një profesionist.
Ka të ngjarë të njihen dhe të shpërblehen për pafajësinë, krijimtarinë dhe kuriozitetin e tyre fëmijëror dhe mbi të gjitha, ndjenjën e tyre të integritetit, të dhënë sigurisht me takt. Ata duhet t’i lejnë gjërat të rrjedhin lehtësisht dhe me mençurinë e tyre të aktivizojnë ide dhe zgjidhje të shkëlqyera për pyetjet përkatëse. Ky mund të jetë vetëm muaji i përparimit për Peshqit.
- Më të lexuarat
- Luizi bën deklaratën e fortë për Efin pasi u panë shumë pranë njeri- tjetrit
- Tymi mbulon qiellin/ Shpërthen treni në flakë, zbulohet çfarë u gjet nën shina…
- Luizi: Kur u martova me Kiarën, fitova Big Brotherin
- Çfarë marrëdhënie do kesh me Olta Gixharin? Efi vë “pikat mbi i”: Ajo…