10 ditët e para te muajit maj pritet të jenë të paqëndrueshme, në disa raste edhe me reshje shiu.
Hakil Osmani nga Meteoalb tha se megjithatë kjo fundjavë pritet të jetë e kthjellët.
“10 ditëshin e parë të muajit do të kemi një mot të paqëndrueshëm. Do të kemi ditë të cilat do të jenë me vranësira, reshje shiu. Nga dita e shtunë, një pjesë e saj dhe dita e dielë presim të kemi intervale me kthjellime dhe prani të pakta të vranësirave”, tha Osmani.
Ndërkohë temperaturat do të jenë të larta, tipike për pranverën.
“Maksimumi në fundjavë temperaturat do të ngjiten në 26 gradë celsius. Pra do të jenë gati dy gradë se pranvera normale”, tha eksperti i “Meteoalb”.
E njëjta situatë paraqitet edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
- Më të lexuarat
- Habit Luizi: Dua një videocall me Edi Ramën, më mori malli të..
- “Olta, Efi, Kejvina dhe…”/ Luizi zbulon si do vendosë banorët e BBV në…
- Duke u bazuar në astrologji, cili do të jetë fituesi i edicionit të…
- “Zhaklin Lekatari do ketë punë atë natë…”/ Luizi rendit banorët që nuk do…
- “Kam diçka për të thënë…”/ ‘Shpërthen’ Olta Gixhari, habit me deklaratën ndaj çiftit:…
- Butrint Imeri uron Kiarën për fejesën me Luizin? ‘Çmendet’ rrjeti pas videos së publikuar