JiL.al - Jeto i Lumtur

Ekzekutoi me armë zjarri pronarin e shtëpisë, ky është autori i vrasjes së 51-vjeçarit në Shkodër

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër, ku mbeti i vdekur me armë zjarri 51-vjeçari Petrit Vuksani, ka dalë fotografia e autorit të vrasjes, Lekë Vuksanit.

Burime kanë bërë të ditur se personi që shihni në foto është Lekë Vuksani.

Siç është mësuar më herët, viktima ishte i vetëm në banesë kur u qëllua me armë zjarri nga qiraxhiu i tij.

Kujtojmë se 51-vjeçari kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi ishte në Angli. Nga dëshmitë e fqinjëve të viktimës, mësohet se ata nuk kanë dëgjuar asnjë të shtëne më armë zjarri.

Besohet se sulmi ka ndodhur me një armë zjarri me silenciator, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Scroll to Top