JiL.al - Jeto i Lumtur

Vritet në pragun e banesës me armë zjarri e reja, zbardhen detajet e fundit (FOTO)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një grua 49-vjeçare u vra nga të shtënat me armë, dyshohet kallashnikov, në Itali.

Sipas një hetimi fillestar, viktima, Antonella Lopardo, ndodhej në shtëpi me bashkëshortin e saj, Salvatore Maritato, tashmë i njohur për policinë, kur dikush i ra ziles.

Gruaja shkoi të hapte derën dhe u godit nga disa plumba. Për momentin hetuesit nuk përjashtojnë asnjë hipotezë, përfshirë atë të krimit të ‘Ndrangheta’.

Tashmë hetuesit po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e fakteve dhe të sqarojnë se cila mund të jetë origjina e krimit. Për momentin nuk përjashtohet as hipoteza për një vrasjeje të lidhur me krimin e organizuar.

Ka gjasa sipas hetuesve, se objektivi i vrasësit – apo vrasësve, mund të ketë qenë bashkëshorti i viktimës. Vrasësi u largua me një makinë të drejtuar nga një bashkëpunëtor.

Scroll to Top