“Ejani në shkollë, vrava shokët e mi…”/ Sulmi në Beograd, zbardhen detaje tronditëse, ja çfarë tha adoleshenti pasi hapi zjarr në shkollën e tij

Jil
Jil
2 Min Read

Serbia është në gjendje shoku që nga mëngjesi i së mërkurës pas masakrës në një shkollë në Beograd, kur një nxënës 14-vjeçar hapi zjarr, duke vrarë tetë nxënës dhe një roje, ndërsa plagosi gjashtë fëmijë të tjerë dhe një mësues.

Sipas asaj që është bërë e ditur nga faqja e internetit Republika, 14-vjeçari Kosta Kecsmanoviç ka dalë më herët nga shkolla në lagjen Vraçar të Beogradit dhe kur është kthyer, i veshur me kapuç të zi, ka nxjerrë dy armë nga çanta e shpinës dhe ka qëlluar një mësues fillimisht më pas shokët e klasës.

Pasi vrau 6 persona, ai vazhdoi duke qëlluar dhe plagosur të tjerë.

Ndërkohë, sipas informacioneve,  14-vjeçari, menjëherë pas masakrës, ka telefonuar policinë serbe dhe ka njoftuar për aktin e tij makabër, duke thënë “ejani në shkollë, i vrava shokët, po ju pres”.

Më pas ai u përpoq të fshihej, por policët e gjetën dhe e arrestuan. Nga të njëjtat burime, në fjalët e para pas arrestimit, kur u pyet nga policia se përse e kreu këtë krim, ai u mjaftua duke thënë se “qëllova se jam psikopat”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *