JiL.al - Jeto i Lumtur

Hetim anglez për vrasjen e Ardian Nikulajt, ja çfarë ndodhi pasi prokurorët britanikë shkuan në Lezhë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

1 ditë para seancës gjyqësore në Londër për ekstradimin e 3 shtetasve britanik dhe një shtetasi shqiptar të implikuar në vrasjen e Ardian Nikulajt, ka rritur edhe interesin e palës Angleze. 

Prokurorisë së Lezhës dhe hetuesve të ngjarjes Nikulaj mëngjesin e sotëm u janë bashkuar dhe 2 përfaqësues angleze, që besohet ashtu siç thonë dhe burime se vine nga agjensia britanike kundër krimit të organizuar.

Takimi ka zgjatur për rreth disa orë në Prokurorinë e Lezhës, dhe janë mbledhur të gjitha provat dhe faktet të cilat implikojnë këta persona në vrasjen e Nikulajt. 

Top Channel mëson se dy përfaqësues të një agjencie ligjzbatuese angleze qëndruan në një mision fakt-mbledhës së bashku me hetuesit në prokurorinë e Lezhës.

Agjencia Britanike Kundra Krimit Angli me kërkesë të Policisë së Shtetit po kryen hetime mbështetëse, në lidhje me personat e dyshuar si financues të vrasjes të Ardian Nikulajt më 19 Prill. Menjëherë pasi gjykata e Lezhës lëshoi fletëarrestet për grupin e 6 personave të përfshirë në këtë vrasje, skuadra e elstradimeve në NCA u hodh në veprim duke kryer në kohë rekord arrestimin në Birmingham të  Edmond Haxhisë.

Ndërsa në Bristol do të arrestonin për llogari të Shqipërisë Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman. Ndërsa në arrati ndodhen Harry Simpson bashkë me Ruben Saraiva.

Këta katër të arrestuar me qëllim ekstradimi në Shqipëri, do të dalin për herë të dytë, përpara gjykatës në Londër të premten.

Një takim i tillë mes dy palëve është një procedure standarte, e cila ndiqet për mbledhjen e të gjitha fakteve sa here kërkohet të ekstradohen shtetas britanik.

Scroll to Top