Masakra me 8 të vrarë në Serbi, ja çfarë gjeti policia në vendin ku u fsheh 21-vjeçari

Jil
Jil
2 Min Read

Policia ka kryer kontrolle në banesën ku fshihej 21-vjeçari Uros B., autori i masakrës me 8 të vrarë dhe 14 persona të plagosur sot në Serbi.

Në banesën që ndodhej në Sehvshin, forcat policore kanë gjetur një karabinë optikë, një pistoletë sinjalizues, dy slienciatorë, një thikë gjuetie dhe armë të tjera, 164 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 13 gëzhoja gjuetie, 12 gëzhoja normale, 4 fishekë sinjalizues dhe 25 copë municion karabine, shrkuajnë mediat serbe. 

Pa kaluar 48 orë pas masakrës në një shkollë fillore, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në vend. 8 persona mbetën të vrarë dhe 14 të plagosur pas të shtënat që ndodhën mbrëmjen e kaluar në Mlladenovc.

21-vjeçari ka shkuar në shtëpi, ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar mbi njerëzit pas një debati me shokët e tij në oborrin e shkollës në qytetin e Dubonës rreth orës 23:00. Pasi ka plagosur një numër të madh personash, ai ka hipur në një makinë dhe ka nisur të qëllojë në disa fshatra

TAGGED:
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *