Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi me ininciale A.Ç, teksa ishte duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Sipasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri një 23-vjeçar. Ata janë nisur menjëherë drejt spitalit të Korçës dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Sot në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht, shtetasi A. Ç., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi A. Ç., dhe shtetasi Dh. Ç., rreth 23 vjeç, pasagjer në automjet, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.