Gazetarja serbe zbardh detaje nga masakra me 8 viktima: 21-vjeçari hapi zjarr pas sherrit në shtëpi

Jil
Jil
2 Min Read

Një 21-vjeçar vrau 8 persona dhe plagosi 13 të tjerë në qytetin Mlladenovac, rreth 50 km në jug të Beogradit mbrëmjen e së enjtes. Ngjarja ndodhi vetëm një ditë pas masakrës në një shkollë fillore të Beogradit, ku një 14-vjeçar vrau me armë zjarri 8 nxënës dhe rojën e shkollës.


Gazetarja serbe Katarina Radojiçiç tha në një intervistë për Euronews Albania se 21-vjeçari tashmë i arrestuar, i kishte nisur të shtënat masive pas një konflikti që kishte pasur në shtëpi me familjarët e tij.

“Ende nuk i dimë arsyet e sakta pse ndodhi kjo, por rezulton se ai pati një konfrontim me njerëzit e familjes dhe reagoi duke hapur zjarr. Këto janë për momentin arsyet e ngjarjes, por po hetohet nëse pas kësaj fshihen arsye të tjera. Mesa dimë, familja e tij ishte shumë e mirë dhe që e donin të gjithë, ndaj kanë mbetur të gjithë të tronditur për këtë që ndodhi”, tha gazetarja.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *