JiL.al - Jeto i Lumtur

“Vijmë nga lart”! Babë e bir i bëjnë rrengun biznesmenit për 100 mijë Euro

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Finalizohet operacioni policor i koduar “Telegram”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave të konsiderueshme monetare.
Tentuan t’i merrnin një biznesmeni, shumën 100 000 euro, me anë të mashtrimit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (babë e bir).

Identifikohet dhe shpallet në kërkim organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, i cili duke u prezantuar si zyrtar i lartë, në komunikimet në rrjetet sociale, iu kërkonte biznesmenëve, shuma të mëdha parash.
Zbardhet një rast tjetër i marrjes së një shume të madhe parash, nga këta shtetas, me anë të kësaj mënyre mashtrimi.

Sekuestrohen 70 000 euro, 2 automjete, 5 celularë, 3 karta SIM, 1 laptop, 2 USB dhe 1 tablet.
Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, falë rritjes së besimit të qytetarëve, për të denoncuar pranë strukturave policore, raste të veprimtarisë kriminale me qëllim përfitimin e vlerave monetare, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Telegram”.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit B. V., 54 vjeç dhe A. V., 24 vjeç (babë e bir), banues në Tiranë.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., banues në Tiranë.

Scroll to Top