Një ngjarje tronditëse ndodhi sot në Itali. Danjela Neza, 28-vjeçe nga Shqipëria, është vrarë me armë zjarri me një plumb në kokë nga ish-partneri i saj. E ndjera me ish të dashurin e saj, janë konfliktuar pasi Neza donte të ndahej nga 27-vjeçari i identifikuar si Safayou Sow, me origjinë nga Guinea, por që jetonte prej vitesh në Itali.
Ai nuk ka pranuar dhe në konflikt verbal e sipër, rreth orës 02:00, Safayou e qëlloi Danjelën me plumb në kokë dhe e reja ndërroi jetë menjëherë.
Autori i ngjarjes së rëndë kishte një leje qëndrimi të rregullt dhe punon prej disa vitesh si ndihmës kuzhinier në një restorant në Savona.
Në dëshminë e tij, autori i vrasjes është shprehur se e ka vrarë Danjelën pasi ajo e kishte fyer.
- Më të lexuarat
- Nuk është Kiara, Luiz Ejlli tregon emrin e ish-banores së “BBVA” që do t’i kushtojë një këngë pas finales…
- Të shtunën martohen/ Po a ju kujtohet biseda e parë e Luizit me…
- ‘Pellgje’ gjaku dhe ambiente të boshatisura, dalin pamjet drithëruese nga vendngjarja e sulmit…