EMRI/ Shqiptari vret pamëshirshëm me thikë vajzën e tij të mitur, një italian dhe plagos rëndë ish-gruan. Dalin detajet e para

Jil
Jil
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku shqiptari 45-vjeçar ka vrarë me thikë vajzën e tij të mitur.


Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës në zonën e Foggia në Itali, ku Taulant Malaj ka qëlluar për vdekje vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian 51-vjeçar.

Mësohet se shqiptari punonte si bukëpjekës, ku pas krimit është arrestuar dhe se gjatë ngjarjes ka mbetur e plagosur edhe bashkëshortja e tij e cila ndodhet në spital.


Shkak për vrasjen e vajzës është bërë momenti kur e mitura ka ndërhyrë për të mbrojtur nënën e saj nga i ati, i cili donte ta vriste. Nga hetimet e para, policia italiane bën me dije se shkak për sherrin mes bashkëshortëve është bërë dyshimi për lidhje jashtëmartesore me 51-vjeçarin italian.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *